Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, BE: Shqipëria një hap më pranë anëtarësimit, përcaktohen kriteret për Grupkapitullin “Themelorët”

Qendra Info by Qendra Info
27/05/2026
in Lajme
0
Ekspertiza gjermane: Ja 7 profesionet nga Shqipëria që po i kërkon Europa
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar pas Konferencës së fundit Ndërqeveritare Shqipëri–BE, të zhvilluar një ditë më parë në Bruksel, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në procesin e negociatave për anëtarësim.

Përmes një serie postimesh në rrjetin social X, Delegacioni i BE-së bëri të ditur se Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë shënuar një tjetër hap domethënës në rrugën e integrimit, me përcaktimin e kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1, të njohur si “Themelorët”.

Sipas njoftimit, ky grupkapitull përfshin fusha kyçe që lidhen me funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në administratën publike dhe kriteret ekonomike që lidhen me procesin e integrimit evropian.

“BE-ja dhe Shqipëria arrijnë një moment të rëndësishëm në negociatat e anëtarësimit, me përcaktimin e kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1: ‘Themelorët’. Ky grupkapitull përfshin tema si funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma në administratën publike, si dhe kriteret ekonomike”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së.

Në një postim tjetër, delegacioni e cilësoi këtë zhvillim si një hap të ri drejt afrimit të Shqipërisë me familjen evropiane.

“Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Evropian. Në takimin e Konferencës së Anëtarësimit u përcaktuan kriteret përmbyllëse për Grupkapitullin 1. Ky është një hap përpara për Shqipërinë dhe përcakton reformat dhe objektivat që duhet të përmbushen në fusha si drejtësia, të drejtat themelore, siguria dhe kontrolli financiar”, thuhet në deklaratë.

Përcaktimi i kritereve përmbyllëse konsiderohet një fazë e rëndësishme në procesin negociues, pasi vendos objektiva konkrete që Shqipëria duhet të përmbushë për të avancuar më tej drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Related

Previous Post

Ndryshojnë çmimet e karburanteve në Kosovë, ja sa kushtojnë sot

Next Post

Dodë Gjergji uron Kurban Bajramin nga BIK-u: Të ruajmë bashkëjetesën dhe të ulim tensionet politike

Next Post
Dodë Gjergji uron Kurban Bajramin nga BIK-u: Të ruajmë bashkëjetesën dhe të ulim tensionet politike

Dodë Gjergji uron Kurban Bajramin nga BIK-u: Të ruajmë bashkëjetesën dhe të ulim tensionet politike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.