Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensioneve.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
28/05/2026
in Category
0
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensioneve.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka premtuar rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensioneve në Kosovë.

Në një konferencë për media, Hamza tha se qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë mbështetje dhe siguri financiare.

“Do të ketë rritje të pagave prej 50 për qind dhe kjo do të jetë e përhershme. Nuk do të jetë ndihmë vetëm gjatë fushatave zgjedhore, por një rritje e qëndrueshme, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë planifikim dhe parashikueshmëri financiare”, deklaroi ai.

Sipas Hamzës, kjo nënkupton që punëtorët e sektorit publik do të përfitojnë ekuivalentin e gjashtë pagave shtesë brenda vitit, transmeton Klankosova.tv.

Ai po ashtu premtoi rritje prej 50 për qind edhe për pensionet dhe përfitimet sociale për të gjitha kategoritë, përfshirë pensionistët kontribuues, pensionistët e moshës, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët, personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Do të ketë rritje të pagave 50% dhe kjo do të jetë e përhershme, nuk do të jetë ndihmë në kohë fushatash zgjedhore, por e përhershme, që qytetarët e Kosovës të kenë planifikim dhe parashikueshmëri. Dhe kjo nuk i bie që punëtorët e Kosovës në sektorin publik të marrin një pagë më shumë në vit, por kjo i bie që të marrin gjashtë paga më shumë”.

“Do të ketë rritje pensionesh për të gjitha kategoritë: për kontribuuesit, për moshën, për familjet e dëshmorëve, për invalidët e luftës, për veteranët, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Do të ketë rritje të përfitimeve për 50%, dhe do të ketë edhe beneficione të tjera. Te familjet e dëshmorëve nuk do të ketë detyrim me zgjedh mes pensionit të dëshmorit, nëse ke tre dëshmorë në familje. Kjo është një lloj kujdesi i shtetit në raport me kontributin e tyre.

Dhe nuk do të ketë pagesë më të vogël se 250 euro”, tha ai mes tjerash.

Related

Previous Post

Akuza të forta ndaj Kurtit: “mos puno asgjë, blej vota me 100 euro”.

Next Post

Hamza thirrje qeverisë: bëni fushatë të ndershme, mos përdorni resurset shtetërore për garë.

Next Post
Hamza thirrje qeverisë: bëni fushatë të ndershme, mos përdorni resurset shtetërore për garë.

Hamza thirrje qeverisë: bëni fushatë të ndershme, mos përdorni resurset shtetërore për garë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.