Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pas 11 vitesh në kërkim, arrestohet në Angli shqiptari i dyshuar për trafik droge drejt Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
30/05/2026
in Lajme
0
Policia e Kosovës godet krimin: Arrestime për tentativë vrasjeje, grabitje dhe të shtëna me armë në aheng
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet britanike, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, kanë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar një shtetas shqiptar të kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge në Kosovë. Operacioni vjen pas më shumë se një dekade kërkimesh ndërkufitare.

Sipas dokumenteve të Gjykatës së Ekstradimeve në Westminster (City of Westminster Magistrates’ Court), i arrestuari për qëllime ekstradimi është Gëzim Çela, 37 vjeç.

Akuzat: trafikimi i 49 kilogramëve kanabis

Autoritetet shqiptare kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, nën dyshimin se më 15 tetor 2015, Çela ka qenë pjesë e një grupi kriminal së bashku me disa persona të tjerë, të identifikuar si Fran Merdhoci, Alfred Mikeli, Arif Çela dhe Victor Lekgegaj.

Sipas dosjes hetimore, grupi akuzohet për trafikimin e 49 kilogramëve kanabis drejt Kosovës.

Seanca e ekstradimit më 4 qershor 2026

Gjykata britanike ka caktuar seancën e radhës për procedurën e ekstradimit më 4 qershor 2026, në orën 10:00.

Ndërkohë, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë ka afat 40 ditë për të dorëzuar dosjen e plotë të ekstradimit, së bashku me garancinë e nënshkruar nga ministri i Drejtësisë, që i garanton të drejtën e rigjykimit, pasi ai është dënuar në mungesë.

Gjykata britanike ka vlerësuar gjithashtu se i dyshuari nuk mund të përfitojë lirim me kusht gjatë procesit të ekstradimit, për shkak të natyrës së rëndë të veprës penale.

Procesi pritet të vijojë në javët në vazhdim, ndërsa vendimi përfundimtar do të përcaktojë nëse Çela do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare.Burimi:TCH.

Related

Previous Post

Kasami dhe Haxhiu në Tetovë, fokus bashkëpunimi Kosovë–Maqedoni e Veriut dhe zhvillimet politike para 7 qershorit

Next Post

PSG mposht Arsenalin me “ruletën” e penalltive dhe shpallet kampione për herë të dytë radhazi

Next Post
PSG mposht Arsenalin me “ruletën” e penalltive dhe shpallet kampione për herë të dytë radhazi

PSG mposht Arsenalin me “ruletën” e penalltive dhe shpallet kampione për herë të dytë radhazi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.