Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ferit Hoxha në Prishtinë: Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë

Qendra Info by Qendra Info
01/06/2026
in Lajme
0
Shqipëria dënon sulmin rus në Kiev, Hoxha: U godit kompleksi ku banon ambasadori shqiptar
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi të dielën një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u prit nga udhëheqës institucionalë dhe partiakë të Kosovës. Gjatë takimeve, ai ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën, duke e cilësuar atë si prioritet absolut të politikës së jashtme shqiptare.

Në konferencën e përbashkët me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, Hoxha rikujtoi një deklaratë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke theksuar se “kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”.

“Pa një Kosovë të sigurt nuk mund të ketë as rajon e as Evropë të sigurt. Shqipëria nuk do të pranojë dhe as tolerojë cenimin e qytetarëve të Kosovës dhe do të jetë gjithmonë në krah të saj. Sulmi në Banjskë dhe ai ndaj kanalit Ibër-Lepenc nuk mund të harrohen dhe llogaridhënia duhet të jetë e plotë”, deklaroi Hoxha.

Ai theksoi se Kosova përbën një dimension të pandryshueshëm të politikës së jashtme shqiptare, duke shtuar se zhvillimet në Kosovë kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Shqipëri.

“Përparimi i Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë ecin krah për krah. Çdo dhimbje e Kosovës ndihet në Shqipëri, ashtu si çdo sukses i saj festohet edhe në Shqipëri”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Glauk Konjufca e cilësoi takimin si vëllazëror dhe theksoi se integrimi euroatlantik dhe orientimi drejt vlerave perëndimore mbeten objektiva të përbashkëta strategjike të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai vlerësoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke shprehur bindjen se Tirana mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian brenda dy ose tre viteve të ardhshme.

Konjufca bëri të ditur se mbledhja e përbashkët e dy qeverive, e planifikuar fillimisht për muajin qershor, është shtyrë për shkak të proceseve zgjedhore.

Gjatë vizitës, Hoxha u takua edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, me të cilën diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe, proceset integruese evropiane, sigurinë rajonale dhe koordinimin në politikën e jashtme.

Po ashtu, ministri shqiptar u prit edhe nga kryeministri në detyrë Albin Kurti. Pas takimit, Kurti theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë marrëdhënie të dy shteteve të të njëjtit komb dhe se bashkërendimi ndërmjet tyre është detyrim kombëtar.

Në kuadër të vizitës, Hoxha zhvilloi takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, i cili vlerësoi rolin dhe angazhimin e tij në mbështetje të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ferit Hoxha ushtron detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë që nga 6 marsi 2026.

Related

Previous Post

Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me martesë në Londër

Next Post

Hapet konkursi për të rinjtë – Ministria e Mbrojtjes fton aplikime për karrierë ushtarake

Next Post
Hapet konkursi për të rinjtë – Ministria e Mbrojtjes fton aplikime për karrierë ushtarake

Hapet konkursi për të rinjtë – Ministria e Mbrojtjes fton aplikime për karrierë ushtarake

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.