Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Stuhitë i afrohen Shqipërisë, pritet të përfshihet edhe Kosova.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
03/06/2026
in Category
0
Stuhitë i afrohen Shqipërisë, pritet të përfshihet edhe Kosova.
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Stuhi lokale me vetëtima dhe bubullimë pritet që vonë pasdite dhe në mbrëmje të përfshijnë së pari veriperëndimin e Shqipërisë dhe pastaj gjatë natës edhe shumë vise tjera të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Vende-vende priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë, por reshjet e fuqishme do të jenë tipike verore ngase në disa rajone parashihen shumë reshje për një kohë të shkurtër, ndërsa rajone tjera përfitojnë më pak reshje, pra reshjet nuk do të jenë të balancuara.

Një sistem i fuqishëm frontal nga Adriatiku dhe Italia do të përhapet drejt Malit të Zi, Shqipërisë dhe pastaj pjesëve tjera të Ballkanit ku jemi ne. Nuk priten stuhi në të gjitha viset.

Gjatë mbrëmjes vetëtima të shumta pritet të shihen në Shqipëri e Mal të Zi, pastaj edhe në disa pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Është jashtëzakonisht e vështirë të përcaktohet saktë se ku do të ndodhin reshjet dhe rrebeshet më të mëdha.

Si pasojë e këtij sistemi turbulent do të pasojë ulja e temperaturave dhe për këtë arsye dita e Enjte pritet të jetë ndjeshëm më e freskët, me mundësi për reshje lokale dhe intervale kohore me diell.

Stuhi të fuqishme po godasin pjesë të Italisë dhe Evropes në përgjithësi, pas vales së parë të nxehtësisë së fuqishme verore, temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme.

Pas reshjeve dhe stuhive eventuale që priten sonte kur lokalisht pritet të jenë më të fuqishme e enjta do të jetë po ashtu jo-stabile por intensiteti i stuhive lokale do të jetë më i dobët, ndërsa vazhdojnë reshjet lokale. Më në fund sistemet do të kalojnë në lindje të Evropes dhe atmosfera në rajonin tonë do të stabilizohet dhe si pasojë dita e Premte do të jetë krejtësisht stabile dhe me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje rapide.

Para nesh një natë turbulente sidomos në shumë pjesë të Shqipërisë, por edhe në disa pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha janë plotësisht normale për periudhën kohore në të cilën gjendemi.

Atmosfera do të stabilizohet plotësisht të Premtën, ndërsa gjatë fundjavës na pret mot me diell dhe mundësi për rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtima dhe bubullimë. Përkundër stabilizimit të plotë të premtën, gjaët fundjavës pritet depërtim të disa masave ajrore destabilizuese që vende-vende mund të kushtëzojnë reshje lokale intensiteti ti të cilave sipas parashikimeve aktuale nuk do të jetë aq i madh, por kjo mbetet të shihet.

Related

Previous Post

Tragjedi në Shëngjin, dyshohet për viktima të goditura nga dallgët.

Next Post

E enjtja me rënie temperaturash, reshje lokale dhe mundësi për breshër në disa rajone

Next Post
Moti sot, e martë, në Kosovë: Temperaturat deri në 20 gradë Celsius

E enjtja me rënie temperaturash, reshje lokale dhe mundësi për breshër në disa rajone

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.