Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se do të udhëtojë drejt Francës për të marrë pjesë në G7 Summit 2026, i cili do të mbahet nga 15 deri më 17 qershor në Évian-les-Bains.
Lajmin e bëri të ditur vetë Trump përmes një postimi në platformën e tij sociale, ku njoftoi se do të niset për në Paris menjëherë pas një eventi të arteve marciale të përziera (MMA), që pritet të organizohet në ambientet e White House më 14 qershor, në ditën e lindjes së tij.
Në reagimin e tij, Trump i kushtoi vëmendje të veçantë aktivitetit sportiv, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të veçanta që janë organizuar ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë.
“Do të marr pjesë në samitin e G7 në Francë, menjëherë pas një prej netëve më argëtuese në historinë amerikane: ndeshjet e Kampionatit Botëror të UFC-së në Kopshtin Jugor të Shtëpisë së Bardhë. Luftëtarët më të mëdhenj në botë, të gjithë kampionë”, ka shkruar Trump.
Pritet edhe pjesëmarrja në Samitin e NATO-s
Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë të ditur se presidenti amerikan do të marrë pjesë edhe në NATO Summit 2026, i planifikuar për muajin korrik.
Pjesëmarrja e Trump në këto samite konsiderohet e rëndësishme në një periudhë kur çështjet e sigurisë globale, bashkëpunimi ekonomik dhe marrëdhëniet transatlantike mbeten në qendër të agjendës ndërkombëtare.

