Përurimi i një vadeje në Podujevë që u bë nga Ministri në detyrë, Armend Muja dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë edhe që të shpërthejë kreativitet humoresk në rrjete sociale dhe reagime politike.
Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës e quajti “pak si puna e Urës së Saradrani,” ku për një urë disa metërshe në Istog ishin paraqitur i tërë kabineti qeveritar për ta përuruar.
Ajo pyeti se pse Armend Muja, në kapacitet ministri, u desh të merr pjesë në atë “ngjarje.”
“Për besë, nuk po mundem me besu që një ministër ka shku me e përuru këtë punë. Mirë që është bërë, po me shku vetë ministri me e përuru, pak si puna e urës së Saradranit”, ka shkruar Çitaku.

