Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente të skaduara.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
04/06/2026
in Category
0
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente të skaduara.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur të mërkurën mbledhje elektronike, ku ka marrë vendim që votuesve të regjistruar për votim në përfaqësitë diplomatike jsahtë Kosovës t’u lejohet votimi me dokumente identifikimi të Kosovës me afat të skaduar të vlefshmërisë.

“Ky vendim i KQZ-së vjen pas evidentimit të disa rasteve gjatë procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike në zgjedhjet e kaluara për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 8 shkurt 2025 dhe 27 dhjetor 2025, ku disa votues janë paraqitur me dokumente identifikimi të skaduara. Pas njoftimit për këto raste, KQZ ka marrë vendim për lejimin e votimit me dokumente të skaduara të identifikimit”, ka njoftuar KQZ.

Po ashtu u mor vendimi për miratimin e planit operacional për ditën e zgjedhjeve, 7 qershorin.

“Ky plan, përcakton organizimin, koordinimin dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të angazhuara në administrimin e procesit zgjedhor brenda dhe jashtë vendit. Dokumenti përshkruan aktivitetet që lidhen me përgatitjen dhe funksionalizimin e Qendrave të Votimit, shpërndarjen e materialeve zgjedhore, komunikimin institucional, raportimin e pjesëmarrjes dhe rezultateve preliminare, si dhe menaxhimin e situatave operative gjatë ditës së zgjedhjeve. Po ashtu, plani parasheh funksionimin e dhomave operative për koordinim dhe mbështetje, bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë, energjinë elektrike dhe mbështetjen teknike, si dhe përcakton ekipet dhe zyrtarët përgjegjës për informimin e votuesve, komunikimin me mediat, mbështetjen logjistike, teknologjinë informative, verifikimin e vëzhguesve dhe detyra të tjera të nevojshme për garantimin e një procesi zgjedhor”, ka njoftuar KQZ.

 

Related

Previous Post

Çitaku: Kriza e pushtetit dhe “vadja” në Podujevë, si ura e Saradranit.

Next Post

Çmimi i derivateve sot: Nafta dhe benzina shtrenjtohen për pak centë.

Next Post
Çmimi i derivateve sot: Nafta dhe benzina shtrenjtohen për pak centë.

Çmimi i derivateve sot: Nafta dhe benzina shtrenjtohen për pak centë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.