Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dimal Basha: Qeveria Kurti ka financuar rreth 47% të disa projekteve rrugore në Prishtinë

Qendra Info by Qendra Info
06/06/2026
in Lajme
0
Dimal Basha: Qeveria Kurti ka financuar rreth 47% të disa projekteve rrugore në Prishtinë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se Qeveria e Kosovës ka kontribuar ndjeshëm në financimin e disa projekteve infrastrukturore në kryeqytet.

Sipas Bashës, pretendimet se Prishtina nuk po mbështetet nga Qeveria nuk qëndrojnë, pasi sipas tij të dhënat e projekteve tregojnë një nivel të konsiderueshëm bashkëfinancimi nga ekzekutivi.

Ai përmendi rrugën “Abedin Dino”, që lidh Sofalinë me Kolovicën, me vlerë 2.5 milionë euro, nga të cilat 1.5 milionë euro janë financuar nga Qeveria e Kosovës.

Po ashtu, Basha theksoi se projekti i vazhdimit të rrugës “Bajram Bahtiri” me katër korsi ka një vlerë prej 2.5 milionë eurosh, ku 1.4 milionë euro janë mbuluar nga Qeveria.

Një tjetër projekt i përmendur është kyçja në rrethin e Lakrishtës, që lidh Unazën e Qytetit me rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë–Mitrovicë, me vlerë 4 milionë euro, ku 1.4 milionë euro janë financim qeveritar.

Në total, sipas Bashës, këto tri projekte kapin vlerën prej rreth 9 milionë eurosh, ndërsa kontributi i Qeverisë së Kosovës arrin në 4.3 milionë euro, ose rreth 47% të shumës së përgjithshme.

“Të tria këto marrëveshje janë nënshkruar në vitin 2024,” ka deklaruar Basha, duke shtuar se qytetarët i shohin investimet në terren dhe se, sipas tij, “më shumë duhet punë e më pak ankesa”.

Deklarata e tij vjen në vazhdën e debatit mes pushtetit qendror dhe atij lokal për nivelin e investimeve në Prishtinë.

Related

Previous Post

Tensionet SHBA-Iran kërcënojnë armëpushimin e brishtë, rritet pasiguria në Ngushticën e Hormuzit

Next Post

Mbi 10 mijë votues kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës deri në orën 13:00

Next Post
“Rritet interesimi i diasporës për votim, KQZ: Platforma po funksionon normalisht”.

Mbi 10 mijë votues kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës deri në orën 13:00

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.