Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mashtrim me SMS në emër të bankave, mbi 150 qytetarë të dëmtuar dhe rreth 50 mijë euro humbje

Qendra Info by Qendra Info
08/06/2026
in Lajme
0
Tentojnë të rrëmbejnë një të mitur në Mitrovicë, arrestohen dy persona
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksion i përbashkët i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës ka çuar në arrestimin e dy personave të dyshuar për mashtrim kibernetik, ndërsa dy të tjerë janë identifikuar dhe ndodhen në arrati.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit dyshohet se që nga dhjetori i vitit 2025 kanë organizuar një skemë mashtrimi përmes mesazheve SMS, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si banka komerciale në Kosovë.

Gjatë operacionit, Njësia e Krimeve Kibernetike ka realizuar tre kontrolle në lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar një veturë, telefona mobilë, kartela SIM dhe dokumente bankare. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy persona janë ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas hetimeve fillestare, qytetarët kanë pranuar mesazhe SMS që dukeshin sikur vinin nga banka të ndryshme, përfshirë NLB Banka, TEB Banka dhe Raiffeisen Bank. Në mesazhe pretendohej se në llogaritë e tyre ishte zbuluar aktivitet i dyshimtë dhe u kërkohej të klikonin në një link për verifikim.

Pas hapjes së faqeve të rreme dhe vendosjes së të dhënave bankare, viktimave u janë tërhequr para nga llogaritë e tyre nga personat e dyshuar.

Sipas Prokurorisë, deri tani janë identifikuar rreth 150 persona të dëmtuar vetëm në rajonin e Prishtinës, ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet në afërsisht 50 mijë euro. Autoritetet presin që numri i viktimave dhe dëmi financiar të rriten, pasi ende po pranohen raportime nga rajone të tjera të vendit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë me prioritet, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi kibernetik.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë në lidhje të dyshimta të pranuara përmes SMS-ve apo email-eve dhe të mos ndajnë të dhënat bankare në faqe të pa verifikuara, edhe kur mesazhet duken se vijnë nga institucione financiare të njohura.

Related

Previous Post

Cakolli: Votat e diasporës mund t’i sjellin LVV-së deri në 46%, mandatet mund të lëvizin për 2-3 deputetë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.