Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës në Kosovë, të cilat hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimet e reja maksimale janë:
- Nafta (dizel): 1.54 euro për litër
- Benzina: 1.41 euro për litër
- Gazi: 0.68 euro për litër
MINTI ka bërë të ditur se ky vendim është pjesë e masave të rregullta për monitorimin dhe rregullimin e çmimeve të derivateve në treg, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe stabilitetin e tregut të karburanteve.
Qytetarët që kanë ankesa lidhur me çmimet apo praktikat e tregtimit mund t’i adresojnë ato në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.
Institucioni ka theksuar se çmimet maksimale rishikohen rregullisht në bazë të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

