Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka përgëzuar Lëvizjen Vetëvendosje e cila doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit.
Megjithatë, ai thotë se asnjë parti nuk mund të ecë përpara e vetme, prandaj, siç thotë Totaj, është koha që të ulen tensionet elektorale dhe t’i lihet vendi dialogut të përgjegjshëm politik.
Totaj shprehet se pret që të gjitha subjektet politike, posaçërisht VV-ja, të sillet konform mesazhit të qytetarëve.
“Rezultatet preliminare flasin qartë, VV ka dalë partia e parë dhe për këtë e përgëzojmë. Megjithatë qytetarët kanë dhënë mesazhin e tyre të prerë: Kosova ka nevojë për bashkëpunim, stabilitet dhe një qeverisje efikase. Asnjë parti nuk mund të ecë përpara e vetme; prandaj, është koha që t’i ulim tensionet elektorale dhe t’i lihet vendi dialogut të përgjegjshëm politik. Pres që të gjitha partitë, e posaçërisht VV të sillet konform këtij mesazhi të marrë nga qytetarët”, ka shkruar kryetari i Prizrenit në Facebook.
Ai po ashtu ka ftuar të liderët e partive të angazhohen menjëherë për gjetjen e një konsensusi të gjerë për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe formimin e shpejtë të një ekzekutivi stabil me mandat të plotë katërvjeçar.
“Si subjekte politike, kemi detyrimin kushtetues dhe moral ndaj vendit që të shmangim çdo jostabilitet të ri të institucioneve. Ftoj të gjithë liderët e partive parlamentare të angazhohen menjëherë për gjetjen e një konsensusi të gjerë për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe formimin e shpejtë të një ekzekutivi stabil me mandat të plotë katërvjeçar. Kosova përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe gjeopolitike që nuk presin. Interesi i shtetit dhe i qytetarëve tanë duhet të qëndrojë mbi çdo interes të ngushtë partiak”

