Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Totaj: Koha t’i ulim tensionet elektorale, asnjë parti nuk mund të ecë e vetme.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
09/06/2026
in Category
0
Totaj: Koha t’i ulim tensionet elektorale, asnjë parti nuk mund të ecë e vetme.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka përgëzuar Lëvizjen Vetëvendosje e cila doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit.

Megjithatë, ai thotë se asnjë parti nuk mund të ecë përpara e vetme, prandaj, siç thotë Totaj, është koha që të ulen tensionet elektorale dhe t’i lihet vendi dialogut të përgjegjshëm politik.

Totaj shprehet se pret që të gjitha subjektet politike, posaçërisht VV-ja, të sillet konform mesazhit të qytetarëve.

“Rezultatet preliminare flasin qartë, VV ka dalë partia e parë dhe për këtë e përgëzojmë.  Megjithatë qytetarët kanë dhënë mesazhin e tyre të prerë: Kosova ka nevojë për bashkëpunim, stabilitet dhe një qeverisje efikase. Asnjë parti nuk mund të ecë përpara e vetme; prandaj, është koha që t’i ulim tensionet elektorale dhe t’i lihet vendi dialogut të përgjegjshëm politik. Pres që të gjitha partitë, e posaçërisht VV të sillet konform këtij mesazhi të marrë nga qytetarët”, ka shkruar kryetari i Prizrenit në Facebook.

Ai po ashtu ka ftuar të liderët e partive të angazhohen menjëherë për gjetjen e një konsensusi të gjerë për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe formimin e shpejtë të një ekzekutivi stabil me mandat të plotë katërvjeçar.

“Si subjekte politike, kemi detyrimin kushtetues dhe moral ndaj vendit që të shmangim çdo jostabilitet të ri të institucioneve. Ftoj të gjithë liderët e partive parlamentare të angazhohen menjëherë për gjetjen e një konsensusi të gjerë për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe formimin e shpejtë të një ekzekutivi stabil me mandat të plotë katërvjeçar. Kosova përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe gjeopolitike që nuk presin. Interesi i shtetit dhe i qytetarëve tanë duhet të qëndrojë mbi çdo interes të ngushtë partiak”

Related

Previous Post

Obiliq: Arrestohet i dyshuari për ngacmim seksual ndaj një gruaje.

Next Post

DnV: Kosova shënoi përqindjen më të ulët të daljes në zgjedhje në pothuajse një dekadë.

Next Post
DnV: Kosova shënoi përqindjen më të ulët të daljes në zgjedhje në pothuajse një dekadë.

DnV: Kosova shënoi përqindjen më të ulët të daljes në zgjedhje në pothuajse një dekadë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.