Me 72.14% të votave të numëruara për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit, gratë po rezultojnë ndër figurat më të votuara në të gjitha partitë kryesore në Kosovë, duke treguar një garë të fortë dhe një mbështetje të konsiderueshme nga elektorati.
Rezultatet e deritanishme tregojnë qartë se gratë kanë marrë një rol të rëndësishëm në këtë proces zgjedhor, duke u renditur në krye të listave brenda partive të tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në Lëvizjen Vetëvendosje prin bindshëm Albulena Haxhiu me 78,048 vota, e ndjekur nga Donika Gërvalla-Schwarz me 63,446 vota, Mimoza Kusari-Lila me 42,995 vota, Shqipe Mehmeti Selimi me 30,025 vota dhe Saranda Bogujevci me 19,220 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës gara është më e ngushtë, ku Sala Jashari renditet e para me 28,598 vota, shumë afër Vlorë Çitakut me 28,399 vota. Pas tyre vijnë Ganimete Musliu me 22,119 vota, Besa Kabashi Ramaj me 15,509 vota dhe Blerta Deliu Kodra me 13,692 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, dominon Vjosa Osmani Sadriu me 56,282 vota, e ndjekur nga Doarsa Kica Xhelili me 39,431 vota, Hykmete Bajrami me 31,170 vota, Janina Ymeri me 15,983 vota dhe Jehona Lushaku Sadriu me 14,270 vota.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, më e votuara është Time Kadrijaj me 12,652 vota, ndërsa pas saj renditen Albana Bytyqi me 7,175 vota, Teuta Haxhiu me 6,036 vota, Diellza Kukaj me 4,817 vota dhe Fitore Hulaj me 2,779 vota.
