Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot më i freskët, me vranësira të dendura dhe reshje shiu gjatë orëve të mëngjesit. Në disa zona reshjet mund të jenë të herëpashershme, por pa intensitet të lartë.
Gjatë paradites, ose më së largu rreth mesditës, reshjet pritet të ndërpriten gradualisht. Pasdite moti do të stabilizohet dukshëm, me shpërndarje të vranësirave dhe intervale të gjata kohore me diell në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme krahasuar me ditët paraprake, duke sjellë një freskim të dukshëm të motit. Maksimalja pritet të arrijë deri në 22°C.

