Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht stabil, me diell dhe temperatura tipike verore. Dita do të karakterizohet nga shumë rreze diellore dhe vetëm pak vranësira lokale, pa gjasa për reshje.
Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët, sidomos në zonat rurale dhe ultësira, ndërsa gjatë ditës pritet ngrohje e ndjeshme e motit, duke sjellë kushte ideale për aktivitete në natyrë.
Temperaturat do të lëvizin nga 10°C minimalja deri në 30°C maksimalja.

