Sipas rezultateve të përmbledhura të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me 2,800 nga 2,857 vendvotime të procesuara (98%), Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Kandidatja më e votuar e LDK-së rezulton Vjosa Osmani me 91,598 vota, duke u renditur e para në listën e partisë. Pas saj vjen kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me 83,310 vota.
Në mesin e emrave më të votuar janë edhe Doarsa Kica-Xhelili me 65,576 vota, Hykmete Bajrami me 53,360 vota dhe Avdullah Hoti me 49,581 vota.
Deputetët e zgjedhur nga LDK:
- Vjosa Osmani – 91,598 vota
- Lumir Abdixhiku – 83,310 vota
- Doarsa Kica-Xhelili – 65,576 vota
- Hykmete Bajrami – 53,360 vota
- Avdullah Hoti – 49,581 vota
- Ukë Rugova – 41,787 vota
- Kujtim Shala – 40,740 vota
- Anton Quni – 33,679 vota
- Lutfi Haziri – 29,825 vota
- Armend Zemaj – 29,316 vota
- Besian Mustafa – 27,567 vota
- Janina Ymeri – 27,256 vota
- Ermal Sadiku – 27,003 vota
- Jehona Lushaku-Sadriu – 25,590 vota
- Arben Gashi – 20,659 vota
- Albena Reshitaj – 19,461 vota
- Fadil Hadergjonaj – 19,128 vota
- Paris Guri – 16,119 vota
Rezultatet mbeten preliminare, pasi pritet certifikimi përfundimtar nga KQZ pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore, përfshirë ankesat eventuale dhe rinumërimet.

