Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Kurti dhe VV-ja me rënie në mbështetje, 7 qershori nuk sjell kulmin elektoral”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
18/06/2026
in Category
0
“Kurti dhe VV-ja me rënie në mbështetje, 7 qershori nuk sjell kulmin elektoral”.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Albin Kurti është kampioni i procesit elektoral të 7 qershorit për numrin e votave të marra, krahasuar me krejt kandidatët që ishin pjesë e kësaj gare.

Ai mori besimin e 324,329 kosovarëve. I dyti, që është bashkëpartiaku i tij në LVV, Glauk Konjufca, mori 264,331 vota, që janë 59,998 më pak.

Por, kryetari i Vetëvendosjes nuk e kishte ditën, e as rezultatin më të mirë në karrierën e tij politike, më 7 qershor. Në fakt, në këtë datë, ai e zbriti vetën në pozitën e tretë, krahasuar me të arriturat e tij personale elektorale në dy palë zgjedhje te mëhershme.

Rezultat më të mirë se kësaj radhe ai pati edhe më 9 shkurt 2025. Atëherë pati marrë 337,791 vota ose 13,462 më shumë se më 7 qershor 2025.

Rekordin e mban procesi i 28 dhjetorit 2025, kur Kurti fluturoi me shifrat më të larta të të gjitha kohërave për të dhe këdo qoftë tjetër në Kosovë, duke “gllabëruar” numrin magjik prej 403,521 votave.

Krahasuar me këtë arritje të 6 muajve më parë, shefi i Vetëvendosjes, më 7 qershor ra për 79,192 vota. Kjo i bie 19.62 për qind më pak se në dhjetor 2025.

Sipas një analizë që ia ka bërë KosovaPress rezultateve që i ka publikuar KQZ, del se rënia e Kurtit në raport me vetveten, ishte pak më e lehtë se ajo e partisë, kur krahasohen të dy këto procese elektorale.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 382,866 vota më 7 qershor 2026, kundrejt 487,077 votave që kishte marrë më 28 dhjetor 2025. Diferenca është 104,211 vota më pak, që përkthehet në një rënie prej 21.40 për qind.

Sa i përket raportit të votave të Albin Kurtit me votat e partisë së tij, në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 ai kishte marrë 403,521 vota, ose 82.84 për qind të totalit prej 487,077 votash të Vetëvendosjes. Diferenca mes votave të tij dhe partisë ishte 83,556 vota.

Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, Kurti ka marrë 324,329 vota, që përbëjnë 84.71 për qind të totalit prej 382,866 votash të Vetëvendosjes. Diferenca mes votave të tij dhe atyre të partisë ishte 58,537 vota.

Krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025, pesha e votave të Albin Kurtit brenda elektoratit të Vetëvendosjes është rritur për 1.87 pikë përqindjeje, nga 82.84 për qind në 84.71 për qind, megjithëse si ai ashtu edhe partia kanë regjistruar rënie të numrit të përgjithshëm të votavave.

Related

Previous Post

Lushtaku shpërthen ndaj kritikëve: “Ata që fyejnë e shajnë, i shërbejnë pushtetit të Serbisë”.

Next Post

“Tentim vrasje në Prishtinë: Kush është i dyshuari dhe çfarë dihet deri tani?”.

Next Post
“Tentim vrasje në Prishtinë: Kush është i dyshuari dhe çfarë dihet deri tani?”.

“Tentim vrasje në Prishtinë: Kush është i dyshuari dhe çfarë dihet deri tani?”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.