Sot në Komunën e Skenderajt është shënuar Dita e Çlirimit, ku janë nderuar dëshmorët e luftës së UÇK.
Aty janë përjetësuar në bronz dëshmorët Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi në Çirez.
Pas shënimit të kësaj dite, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka dhënë një prononcim për lajmi.net. Ai ka thënë se është e rëndë që personat me të cilët ka luftuar bashkë, tani i sheh në bronz.
“Gjithmonë është e rëndë, është emocion kur t’i i ke njoft, ke hangër bukë, keni vepru bashkë dhe prej njerëzve normal tani i sheh në bronz. Uroj që vepra e tyre të mos harrohet kurrë”, ka thënë Lushtaku.
Ai ka folur edhe për sulmet që VV dhe akterë të saj i drejtojnë në vazhdimësi drejt tij dhe familjes së tij e sidomos gjatë ditëve të fundit.
“Unë mendoj se lufta e UÇK-së, gjaku i derdhur duhet të na bashkoj jo të na ndaj. Ata që fyejnë e shajnë, unë mendoj që i shërbejnë pushtetit të Serbisë jo dikujt tjetër”, ka thënë Lushtaku .

