Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Rinumërimi i 185 vendvotimeve drejt fundit, KQZ tregon kur pritet përfundimi”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
18/06/2026
in Category
0
“Rinumërimi i 185 vendvotimeve drejt fundit, KQZ tregon kur pritet përfundimi”.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka folur nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ku është duke u zhvilluar rinumërimi i 185 vendvotime.

Ai po ashtu tregoi se procesi i rinumërimit të 185 vendvotimeve pritet të përmbyllet brenda dy ditësh.

“Sipas dinamikës e cila po zhvillohet këtu në QNR besojmë që brenda dy ditësh do të përmbyllet rinumërimi i të gjitha këtyre vendvotimeve”, ka thënë ai.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm teknikisht që të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, por sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, duhet të presim nëse do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit nga dita e fundit e zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Në versionin më të mirë, nëse nuk do të ketë ankesa, KQZ mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare, por nëse do të ketë, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme, të zbatojë vendimet e tyre nëse e obligojnë ndonjë gjë KQZ-në dhe pastaj të mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Natyrisht se para shpalljes së rezultateve përfundimtare, KQZ do të shqyrtojë gjetjet që do të dalin nga procesi i rinumërimit. Kjo do të thotë se pas përfundimit të procesit të rinumërimit, do të përgatitet një raport i detajuar mbi gjetjet e evidentuara. Raporti do t’u paraqitet anëtarëve të KQZ-së për shqyrtim dhe vendimmarrje. Varësisht nga gjetjet dhe rekomandimet e përfshira në raport, KQZ do të vendosë për hapat e mëtejmë”, tha Elezi.

Related

Previous Post

“Ngjarje e rëndë në Dubravë: Gjendet i vdekur një i burgosur në qeli”.

Next Post

Avdullah Hoti kritikon qeverinë për projektin e gazit: Sheshet do të mbushen së shpejti me protestues

Next Post
Hoti: Aleatët po humbin besimin te institucionet e Kosovës

Avdullah Hoti kritikon qeverinë për projektin e gazit: Sheshet do të mbushen së shpejti me protestues

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.