Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Gazit amerikan, Kryeziu: Asnjë qeveri s`duhet të marrë e vetme vendime që përcaktojnë orientimin strategjik të Kosovës.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
22/06/2026
in Category
0
Gazit amerikan, Kryeziu: Asnjë qeveri s`duhet të marrë e vetme vendime që përcaktojnë orientimin strategjik të Kosovës.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar refuzimin e projektit amerikan të gazit nga qeveria.

Ai ka bërë me dije asnjë qeveri nuk duhet të marrë e vetme vendime që mund të përcaktojnë orientimin energjetik, ekonomik dhe strategjik të Kosovës për dekada.

Në profilin e tij në Facebook, Kryeziu ka shkruar se investimi strategjik në sektorin e gazit nga kompani amerikane nuk është thjesht një projekt ekonomik.

“Pavarësisht legjitimitetit që buron nga vota, asnjë qeveri nuk duhet të marrë e vetme vendime që mund të përcaktojnë orientimin energjetik, ekonomik dhe strategjik të vendit për dekada. Investimi strategjik në sektorin e gazit nga kompani amerikane nuk është thjesht një projekt ekonomik. Ai prek sigurinë energjetike të Kosovës, zhvillimin afatgjatë ekonomik, sigurinë kombëtare, përfshirjen e vendit në iniciativa rajonale dhe partneritetin strategjik me SHBA-në”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Pikërisht për shkak të kësaj rëndësie, një vendim i tillë nuk duhet të kalojë pa debat të gjerë publik, pa transparencë të plotë dhe pa përfshirjen e komunitetit të biznesit, ekspertëve të fushës, shoqërisë civile, partive politike dhe aktorëve të tjerë relevantë”, ka shkruar Kryeziu.

Related

Previous Post

Hipokrizia e Gërvallës: Formalizon çmimin që ekziston që nga viti 2011, ‘Sali Çekaj’ deri më tani u është ndarë dhjetëra personaliteteve.

Next Post

Me barkun e rrumbullakosur dhe plot energji, Dafina Zeqiri vazhdon të performojë.

Next Post
Me barkun e rrumbullakosur dhe plot energji, Dafina Zeqiri vazhdon të performojë.

Me barkun e rrumbullakosur dhe plot energji, Dafina Zeqiri vazhdon të performojë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.