Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë Donika Gërvalla sot ka marrë një vendim të çuditshme. Ajo me krenari ka njoftuar për themelimin e çmimit Sali Çekaj, çmim ky që ka ekzistuar që 15 vite.
Madje, çmimi i themeluar në vitin 2011 nga ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi, deri me tani u është ndarë dhjetëra personaliteteve vendore dhe ndërkombëtare që kanë dhënë kontribut në drejtësi.
Përmes një video të postuar në profilin e saj në Facebook, ajo është munduar të fshijë historikun e këtij çmimi.
Në përshkrimin që i ka bërë videos së publikuar, ajo nuk tregon fare që ka ekzistuar ky çmimi.
Kurse, në video kalimthi thotë se ky çmim ka ekzistuar në të kaluarën.
Ani pse çmimi në kohen e Qeverisë Thaçi ishte i institucionalizuar, ajo thotë së tash po institucionalizohet ky çmim.
“Sot, në 70-vjetorin e lindjes së Heroit Sali Çekaj, nënshkrova vendimin për aktin nënligjor, i cili rregullon ndarjen e çmimit Sali Çekaj dedikuar personaliteteve që kanë dhënë kontribut të veçantë në fushën e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Figura e Sali Çekajt, krahas figurës së komandantit të UÇK-së dhe politikanit vizionar, me përkushtim të parezervë për lirinë e vendit deri në flijim në ballë të frontit, rrezaton edhe si figurë e një juristi të rrallë, të guximshëm, mendjemprehtë e të vendosur. Figurë që frymëzon breza e breza juristësh në vendin tonë. Le të jetë pra ky çmim edhe një kontribut modest në lartësimin e figurës madhështore të Heroit Sali Çekaj”, ka shkruar Gërvalla.
Çmimi “Sali Cekaj” për herë të parë është ndarë në vitin 2011, në vitin që ishte themeluar.
Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, juristin e parë që e kishte dekoruar me këtë çmim ishte avokati britanik, Sir Michael Wood, cili kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Në ceremoninë e parë me këtë çmimin ishte nderuar edhe gjyqtarja Emine Mustafa, prokuroria Gjemajlije Mustafa, një grupi i studentëve që kishin fituar një çmim në garën më të madhe për drejtësi në botë dhe disa qytetarë tjerë.
Në atë ceremoni çmim për drejtësi post mortem ishte ndarë për ish-ministren e Drejtësisë, Nekibe Kelmendit dhe ish-rektorin e UP-së, profesorit Ejup Statovci.
Një ceremonia e tillë ishte mbajtur çdo vit gjatë qeveria që kishte drejtuar ish-kryeministri Hashim Thaçi.
Në vitin 2013 me këtë çmimin ishin nderuar edhe shumë personalitet tjera.
Në ceremoninë e këtij viti që kishte marrë pjesë ish-presidentja Atifete Jahjaga, ish-kryeministri Hashim Thaçi, ministra, ambasador, përfaqësues të EULEX-it dhe Zyrës së BE-së ky çmim ishte ndarë për të gjithë anëtarët e Komisionin Kushtetues që kanë hartuar Kushtetutën e Parë të Republikës së Kosovës: Jakup Krasniqi, Eqrem Kryeziu, Arsim Bajrami, Blerim Shala, Gjyljete Mushkolaj, Mahir Yagcilar, Ramë Manaj, Kadri Kryeziu, Ilaz Ramajli, Xhevdet Neziraj, Riza Smaka, Fatmir Fehmiu, Bajram Latifi, Ramadan Kelmendi, Skender Hyseni dhe Lirije Osmani.
Po ashtu, ky çmim ishte ndarë edhe për shumë gjyqtarë e prokuror të tjerë.

