Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vetëvendosje mohon përfshirjen zyrtare në protestat në Shqipëri, Dugolli: Mbështetja është individuale

Qendra Info by Qendra Info
22/06/2026
in Lajme
0
“Gjykata shpiku rregulla, e shkeli Kushtetutën”-VV nuk ndalet, këtë herë sulmon fort rendin kushtetues
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se po e mbështet zyrtarisht protestën anti-qeveritare që po mbahet në Albania tash e 23 ditë me radhë. Megjithatë, nga kjo parti kanë bërë të ditur se disa aktivistë të saj po e mbështesin protestën në mënyrë individuale.

Kështu ka deklaruar anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Enver Dugolli, i cili konfirmoi se edhe personalisht është ndër ata që solidarizohen me revoltën anti-qeveritare në Tirana.

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë. Thjesht, disa aktivistë apo eksponentë solidarizohen me kërkesat e drejta të qytetarëve dhe shqetësimet e tyre. Me kaq përfundon gjithçka. Nuk bëhet fjalë që Vetëvendosja nga Kosovo apo nga cilado pjesë tjetër të ketë ndonjë rol të veçantë në këtë protestë”, tha Dugolli.

Ai i bëri thirrje kryeministrit të Albania, Edi Rama, që të përmbahet nga komentet ndaj Vetëvendosjes, duke e përfshirë atë në protestë.

Sipas Dugollit, gjuha e përdorur nga Rama nuk i shërben situatës dhe vëmendja duhet të fokusohet te qytetarët protestues.

“Zoti Rama duhet të komunikojë me qytetarët e revoltuar të Shqipërisë, të Tiranas, qyteteve tjera dhe mërgatës. Ai duhet të japë llogari dhe të reflektojë ndaj kërkesave të tyre, e jo të merret me Vetëvendosjen”, u shpreh ai.

Dugolli shtoi se protesta nuk ka lidhje me ndonjë organizim nga Kosova, por është revoltë e qytetarëve shqiptarë kundër klasës politike aktuale.

Në reagimet e tij të fundit për protestat, Rama përmendi edhe anëtarë dhe mbështetës të Vetëvendosjes, duke i cilësuar disa prej tyre si pjesë e asaj që ai e quajti “çorbë dreqërish”. Megjithatë, ai bëri dallim mes tyre dhe kryeministrit të Kosovo, Albin Kurti.

“Nuk mund ta bëj, e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë përgjegjës Albin Kurtin për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish”, shkroi Rama.

Ai gjithashtu kritikoi pjesëmarrësit në protestë nga Kosovo dhe North Macedonia, duke argumentuar se ata nuk përbëjnë diasporën e Shqipërisë.

Related

Previous Post

Një person bie nga shtylla elektrike në Klinë, dërgohet në spital.

Next Post

“Kemi hedhur themelet për një marrëveshje përfundimtare” – JD Vance: Irani pranon inspektorët e International Atomic Energy Agency, Hormuzi mbetet i hapur

Next Post
“Kemi hedhur themelet për një marrëveshje përfundimtare” – JD Vance: Irani pranon inspektorët e International Atomic Energy Agency, Hormuzi mbetet i hapur

“Kemi hedhur themelet për një marrëveshje përfundimtare” – JD Vance: Irani pranon inspektorët e International Atomic Energy Agency, Hormuzi mbetet i hapur

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.