Të martën në Kosovë pritet mot mjaft i paqëndrueshëm, me intervale me diell dhe zhvillime të shpeshta të vranësirave konvektive. Këto zhvillime atmosferike pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Në disa rajone priten edhe furtuna të fuqishme kalimtare, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje intensive dhe erëra të forta.
Temperaturat mund të pësojnë ulje të lehta, ndërsa në zonat e prekura nga stuhitë dhe vranësirat ulja do të jetë më e theksuar. Megjithatë, në rajonet ku do të dominojë dielli, moti do të mbetet ende mjaft i nxehtë.
Temperatura minimale parashihet rreth 15°C, ndërsa maksimalja mund të arrijë deri në 31°C.

