Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Vranidoll të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha se në mesditë pranuan informatën dhe se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”.
Pllana tha se njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, “janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”.

