Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Agim Veliu i bashkohet kritikave ndaj Abdixhikut: Kërkesat për dorëheqje janë legjitime “LDK po ndëshkon ata që kërkojnë llogaridhënie, jo ata që dështojnë”

Qendra Info by Qendra Info
25/06/2026
in Lajme
0
Agim Veliu refuzon kandidaturën për deputet nga lista e LDK-së
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agim Veliu ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit brenda Lidhja Demokratike e Kosovës, duke vlerësuar se kërkesat për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku janë të drejta dhe plotësisht legjitime.

Përmes një reagimi publik, Veliu tha se Abdixhiku duhet të marrë përgjegjësi për rezultatin zgjedhor, ashtu siç, sipas tij, ka marrë meritat për çdo sukses të pretenduar gjatë drejtimit të partisë.

“Kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut janë plotësisht legjitime dhe të drejta. Ato burojnë nga fakti se ai mori përsipër meritat për çdo sukses të pretenduar, prandaj duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin,” deklaroi Veliu.

Sipas tij, nën udhëheqjen e Abdixhikut, LDK-ja ka mbetur e ngujuar në vendin e tretë, pa arritur të rikthehet si një alternativë serioze për pushtet, pavarësisht premtimeve dhe kontrollit të plotë mbi strukturat e partisë.

Veliu theksoi se pas disa cikleve zgjedhore pa rezultatet e premtuara, qëndrimi i Abdixhikut në krye të partisë pa reflektim politik përbën mungesë përgjegjësie dhe pengon reformimin e brendshëm.

Ai kritikoi gjithashtu reagimin e Abdixhikut ndaj kryetarëve të degëve në Lipjan, Pejë dhe një dege të kryeqytetit, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

“Në vend se të reflektonte mbi kritikat, ai reagoi duke kërkuar dorëheqjen e dy kryetarëve të degëve që kanë fituar vazhdimisht zgjedhjet në komunat e tyre, ndërsa vetë refuzon të japë llogari për rezultatet e partisë në nivel qendror,” u shpreh ai.

Sipas Veliut, Abdixhiku po sillet më shumë si “pronar partie” sesa si kryetar i zgjedhur, duke dërguar mesazhin se në LDK ndëshkohen ata që kërkojnë llogaridhënie.

“Kur një lider kërkon të heshtë kritikët, të ndëshkojë fituesit dhe të mbrojë veten nga përgjegjësia politike, problemi nuk është më vetëm rezultati zgjedhor. Problemi është mënyra se si ai e kupton demokracinë, debatin e brendshëm dhe vetë funksionimin e partisë,” përfundoi Veliu.

Related

Previous Post

Konferenca për rindërtimin e Ukrainës nis në Poloni, von der Leyen: Mbështetja për Kievin duhet të vazhdojë

Next Post

Kryeministri në detyrë: Qosja mbetet një nga figurat më përfaqësuese të kulturës shqiptare të shekujve XX dhe XXI

Next Post
Kryeministri në detyrë: Qosja mbetet një nga figurat më përfaqësuese të kulturës shqiptare të shekujve XX dhe XXI

Kryeministri në detyrë: Qosja mbetet një nga figurat më përfaqësuese të kulturës shqiptare të shekujve XX dhe XXI

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.