E hëna në Kosovo pritet të karakterizohet me mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell. Gjatë pjesës më të madhe të ditës do të mbizotërojë mot stabil, ndërsa orëve të pasdites vonë pritet shtim i vranësirave.
Këto vranësira në disa rajone mund të zhvillohen dhe të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat do të jenë jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë. Minimalja pritet të zbresë deri në 17°C, ndërsa maksimalja mund të arrijë deri në 38°C.

