Avokati kryesor i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetic ka dhënë numra të frikshëm të Gjykatës Speciale.
Në proporcion komplet të zhdrejt, në lidhje me rastin e dytë të gjykimit të Thaçit, avokati ka bërë të ditur se Gjykata ka pranuar tri nga tri apelimet e Prokurorisë, ndërkoë ka refuzuar 44 nga 44 apelimet e mbrojtjes.
“Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit për mosrespektim të gjykatës sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë. Bilanci aktual në dy çështjet e tij që janë ende në shqyrtim: • Apele të Prokurorisë: 3 nga 3 të miratuara (100% sukses) • Apele të Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim)”, shkroi ai.
Avokati tha se Gjykata Speciale duhet t’i nënshkrohet një vlerësimi pas përfundimit të mandatit të saj, duke vënë në dyshim drejtësinë e kësaj gjykate.
“Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të mandatit të tyre, drejtësia gjyqësore do të jetë një nga temat kryesore të debatit”, shkroi ai.
E plotë:
Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin për pengim të administrimit të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit sapo miratoi edhe një apel të Prokurorisë.
Bilanci aktual në dy çështjet e tij që janë ende në proces është:
Apelimet e Prokurorisë: 3 nga 3 të pranuara (100% sukses).
Apelimet e Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim).
Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të punës së tyre, paanshmëria dhe drejtësia gjyqësore do të jenë ndër temat kryesore të debatit.

