E enjtja në Kosovo pritet të karakterizohet me mot mjaft jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta që gjatë ditës do të zhvillohen ndjeshëm.
Këto zhvillime atmosferike pritet të kushtëzojnë reshje shiu dhe rrebeshe lokale, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Në disa rajone priten rrebeshe intensive dhe shtrëngata të fuqishme, me bubullima të forta, të cilat mund të shkaktojnë vërshime lokale dhe dëme materiale.
Temperaturat do të shënojnë ulje krahasuar me ditët paraprake, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 28°C.

