Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vjosa Osmani: Nuk e kam braktisur kurrë elektoratin e LDK-së

Qendra Info by Qendra Info
02/07/2026
in Lajme
0
“Vjosa Osmani shpërthen: ‘Aty ku ka propagandë, ne mbrojmë të vërtetën’ – Thirrje qytetarëve dhe përplasje e ashpër me Albin Kurti!”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka braktisur elektoratin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke theksuar se qëndrimet e saj politike kanë qenë gjithmonë në përputhje me premtimet që kishte dhënë si kandidate për kryeministre.

Në emisionin Debat Plus, Osmani u shpreh se largimi i një pjese të elektoratit të LDK-së në vitin 2020 erdhi si pasojë e gabimeve serioze të lidershipit të atëhershëm të partisë.

Ajo theksoi se nuk është penduar për mbrojtjen e qëndrimeve të saj politike dhe nuk sheh asnjë arsye për të kërkuar falje.

Sipas Osmanit, pikërisht për shkak të këtyre qëndrimeve politike ajo ishte përjashtuar nga lidershipi i atëhershëm i LDK-së, por shtoi se vazhdon t’u qëndrojë besnike atyre edhe sot.

“Vjosa Osmani nuk e ka braktisur kurrë elektoratin e LDK-së. Elektorati i LDK-së nuk është i lidhur me emra. Ata janë larguar në vitin 2020 për shkak të gabimeve fatale të lidershipit të atëhershëm. Nëse dikush mendon se unë do të kërkoj falje pse e kam mbrojtur vullnetin e elektoratit të LDK-së, le ta harrojë – kurrë dhe për jetë. Nuk jam penduar që kam mbrojtur secilin premtim të dhënë para elektoratit si kandidate për kryeministre”, ka deklaruar Osmani.

Related

Previous Post

Specialja shtyn vendimin për ish-krerët e UÇK-së, aktgjykimi shpallet më 16 shtator

Next Post

Kosova shënon 36-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut

Next Post
Kosova shënon 36-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut

Kosova shënon 36-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.