Sot shënohen 36 vjet nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, një nga momentet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës dhe në rrugëtimin e saj drejt pavarësisë.
Më 2 korrik 1990, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës miratuan Deklaratën Kushtetuese, përmes së cilës Kosova u shpall njësi e veçantë dhe e barabartë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.
Ky akt historik konsiderohet si hapi i parë institucional drejt pavarësimit të Kosovës nga Serbia. Për shkak të rrethanave të kohës dhe rrethimit të objektit të Kuvendit nga forca të shumta policore dhe ushtarake serbe, shpallja u bë jashtë ndërtesës së Parlamentit, në kushte të jashtëzakonshme.
Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave e miratuan 111 delegatë shqiptarë të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë.
Deklarata e 2 Korrikut mbetet një gurthemel i shtetformimit të Kosovës, duke shënuar fillimin e procesit politik dhe institucional që çoi drejt shpalljes së pavarësisë së vendit.

