Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit për takim, Kryesia e LDK-së i jep mbështetje të plotë për dialogun politik

Qendra Info by Qendra Info
09/07/2026
in Lajme
0
Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit për takim, Kryesia e LDK-së i jep mbështetje të plotë për dialogun politik
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se ka pranuar ftesën për takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, duke theksuar se LDK-ja është e gatshme të kontribuojë në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Abdixhiku bëri të ditur se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për një takim në formatin “një plus një”, duke e cilësuar atë si hapin e parë të komunikimit zyrtar mes dy partive pas zgjedhjeve.

“Shprehim gatishmëri që LDK-ja të jetë pjesë aktive drejt formimit të institucioneve të Kosovës. Sot kam marrë një letër ftesë për takim me kryetarin e VV-së në formatin një plus një dhe do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Do të provoj të takohem edhe me liderët e PDK-së dhe AAK-së për të kuptuar pozicionet e tyre”, deklaroi Abdixhiku.

Ai shtoi se ky është komunikimi i parë zyrtar mes palëve që nga përfundimi i zgjedhjeve dhe se diskutimet do të fokusohen në parime dhe në një qasje gjithëpërfshirëse për zhbllokimin e procesit politik.

Ndërkohë, përmes një deklarate zyrtare, Kryesia Qendrore e LDK-së ka shprehur mbështetje të plotë për Lumir Abdixhikun në udhëheqjen e proceseve politike dhe organizative të partisë, si dhe për angazhimin e tij në bisedimet me partitë parlamentare për formimin e institucioneve të Republikës.

Kryesia vlerësoi se, ndonëse LDK-ja ka shënuar rritje në zgjedhjet e fundit, rezultati nuk i ka përmbushur pritjet politike të partisë. Për këtë arsye, është kërkuar analizë e thellë në të gjitha nivelet organizative për të identifikuar mangësitë dhe për të forcuar më tej strukturat partiake.

Po ashtu, Kryesia ritheksoi se zgjedhjet e brendshme do të mbahen sipas afateve statutare, duke theksuar se vendimmarrja demokratike dhe respektimi i institucioneve të partisë mbeten parime të panegociueshme.

Në përfundim të deklaratës, LDK u bëri thirrje anëtarëve dhe strukturave të saj që të punojnë për forcimin e unitetit dhe rritjen e besimit qytetar, duke theksuar se “LDK është më e madhe se secili prej nesh” dhe se përgjegjësia e përbashkët është ta ruajnë dhe ta zhvillojnë më tej partinë në shërbim të Republikës së Kosovës.

Related

Previous Post

Gjendet mjet i dyshuar shpërthyes në Prishtinë, evakuohen qytetarët – FSK në vendngjarje

Next Post

PDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Kurtin, pret plan konkret për formimin e institucioneve

Next Post
PDK mban mbledhjen e Kryesisë, në fokus zhvillimet politike dhe zgjedhjet e brendshme

PDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Kurtin, pret plan konkret për formimin e institucioneve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.