Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Apeli rrit dëmshpërblimin për Ziadin Selën, shteti obligohet t’i paguajë 7.8 milionë denarë

Qendra Info by Qendra Info
11/07/2026
in Lajme
0
Apeli rrit dëmshpërblimin për Ziadin Selën, shteti obligohet t’i paguajë 7.8 milionë denarë
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ziadin Sela ka fituar pjesërisht betejën gjyqësore kundër shtetit, pasi Gjykata e Apelit në Shkup ka marrë vendim të formës së prerë me të cilin rrit shumën e dëmshpërblimit për dëmin jomaterial të pësuar gjatë sulmit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 27 prill 2017.

Sipas aktgjykimit, Republika e Maqedonisë së Veriut obligohet t’i paguajë Selës 7.800.000 denarë si kompensim për cenimin e të drejtave personale dhe dëmet fizike e psikike të shkaktuara gjatë ngjarjeve të dhunshme në Kuvend.

Gjykata e Apelit vlerësoi se gjykata e shkallës së parë nuk kishte marrë parasysh në mënyrë të plotë seriozitetin e lëndimeve dhe pasojat afatgjata që ka pësuar paditësi.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se shumat e përcaktuara fillimisht nuk përmbushnin qëllimin e kompensimit, nuk siguronin një dëmshpërblim real dhe nuk pasqyronin rëndësinë e dëmeve të shkaktuara.

Si ndahet dëmshpërblimi

Sipas vendimit të Apelit, kompensimi prej 7.8 milionë denarësh ndahet si më poshtë:

  • 1.500.000 denarë për dhimbjet fizike;
  • 900.000 denarë për frikën e përjetuar;
  • 3.000.000 denarë për dhimbjet shpirtërore si pasojë e zvogëlimit të aktivitetit të përgjithshëm jetësor;
  • 600.000 denarë për dhimbjet shpirtërore për shkak të shëmtimit;
  • 600.000 denarë për cenimin e dinjitetit personal;
  • 600.000 denarë për cenimin e nderit;
  • 600.000 denarë për cenimin e reputacionit.

Njëkohësisht, Gjykata e Apelit hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e Avokaturës së Shtetit, e cila kishte kërkuar shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë dhe rigjykimin e çështjes.

Në padinë civile të paraqitur ndaj shtetit, Ziadin Sela kishte kërkuar 61 milionë denarë si kompensim për dëmet e pësuara gjatë sulmit të dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 27 prill 2017. Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit është i formës së prerë.

Related

Previous Post

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet për hakmarrje: “Do të hakmerremi për gjakun e babait tim”

Next Post

“Little Albania” përfshihet në hartën zyrtare të New York-ut, mungesa e “Little Italy” shkakton reagime

Next Post
“Little Albania” përfshihet në hartën zyrtare të New York-ut, mungesa e “Little Italy” shkakton reagime

“Little Albania” përfshihet në hartën zyrtare të New York-ut, mungesa e “Little Italy” shkakton reagime

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.