Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

MPJD: Katër procedura penale ndaj shtetasve të Kosovës në Serbi që nga viti 2025, qytetarëve u kërkohet të shmangin transitin

Qendra Info by Qendra Info
13/07/2026
in Lajme
0
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e Mitehat Llozhanit në Serbi
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë të ditur se që nga viti 2025 janë iniciuar katër procedura penale ndaj shtetasve të Kosovës nga autoritetet serbe, të lidhura me akuza për krime lufte, nxitje të urrejtjes dhe cenim të rendit kushtetues të Serbisë.

Reagimi i ministrisë vjen pas arrestimit të fundit të shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, i cili u ndalua në pikën kufitare në Mutivodë.

Sipas MPJD-së, pas arrestimit, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka njoftuar vendet e QUINT-it dhe ka kërkuar angazhimin e tyre pranë autoriteteve serbe.

Ministria rikujton se raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët. Në muajin shkurt të këtij viti, shtetasi me inicialet M.LL. u arrestua në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, ndërsa u lirua në muajin prill.

MPJD ka përsëritur thirrjen drejtuar qytetarëve të Kosovës, përfshirë mërgimtarët që udhëtojnë drejt vendlindjes, që të përdorin rrugë alternative dhe të shmangin kalimin përmes Serbisë, për shkak të rasteve të përsëritura të ndalimeve dhe arrestimeve.

Ndërkohë, avokati Arianit Koci, i cili ka përfaqësuar persona të arrestuar në raste të ngjashme, u ka bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes edhe me aktivitetin e tyre në rrjetet sociale.

Ai përmendi rastin e Avdi Memçajt, i cili, sipas tij, ndodhet në paraburgim prej më shumë se dy muajsh në Serbi vetëm për shkak të komunikimeve në rrjetet sociale.

Koci ka këshilluar gjithashtu qytetarët që, në rast të ndalimit nga autoritetet serbe, të kërkojnë menjëherë ndihmë juridike dhe kontakt me përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

MPJD nuk ka publikuar të dhëna mbi numrin e përgjithshëm të shtetasve të Kosovës të arrestuar nga autoritetet serbe gjatë këtij apo vitit të kaluar.

Serbia ka arrestuar në mënyrë të përsëritur shtetas të Kosovës në vitet e fundit, kryesisht nën dyshimet për krime lufte të lidhura me konfliktin e viteve 1998–1999.

Related

Previous Post

MINT publikon çmimet e reja të derivateve, ja sa do të kushtojnë nafta, benzina dhe gazi

Next Post

Arrestohen katër persona për grabitje në Prishtinë, dërgohen në mbajtje për 48 orë

Next Post
Tentojnë të rrëmbejnë një të mitur në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Arrestohen katër persona për grabitje në Prishtinë, dërgohen në mbajtje për 48 orë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.