Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar në lidhje me një rast grabitjeje të ndodhur në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë, grabitja ka ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 00:20, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.
Pas zhvillimit të veprimeve hetimore, më 13 korrik 2026, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë katër të dyshuar, të gjithë meshkuj dhe shtetas të Kosovës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit të grabitjes po vazhdojnë.

