Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në dy raste të veprës penale “Grabitje” dhe një rast të veprës penale “Detyrim” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar pas veprimeve intensive hetimore dhe operative nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, të cilët kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë personat e dyshuar.
Të arrestuarit janë:
- F.A., 18 vjeç;
- L.K., 19 vjeç;
- F.K., 19 vjeç;
- F.A., 18 vjeç.
Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin e shtetit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rasteve, si dhe për dokumentimin e veprimeve të tjera të mundshme penale, janë duke vazhduar.

