Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Totaj: Prizreni po përballet me një goditje të rëndë financiare, na janë marrë mbi 40 milionë euro.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/07/2026
in Category
0
Totaj: Prizreni po përballet me një goditje të rëndë financiare, na janë marrë mbi 40 milionë euro.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prizrenit, Shaqi Totaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.

Ai ka bërë me dije se qeveria po e godet rëndë financiare Prizrenin.

Në profilin e tij në Facbook, ai ka shkruar se gjatë këtyre viteve Prizrenit i janë marrë mbi 40 milionë euro.

“Po pranojmë çdo ditë kërkesa të shumta e plotësisht të arsyeshme për investime në lagjet dhe fshatrat e Komunës sonë. Dua t’ju siguroj se secila prej tyre dëgjohet dhe trajtohet me seriozitet. Fatkeqësisht, Komuna e Prizrenit po përballet me një goditje të rëndë financiare. Edhe pse Kontrata Kolektive është obligim i Ministrisë së Arsimit dhe një e drejtë e merituar e punëtorëve të arsimit, barra financiare është bartur te komunat. Gjatë këtyre viteve, Komunës së Prizrenit i janë marrë mbi 40 milionë euro, ndërsa vetëm gjatë këtij viti mbi 17 milionë euro. Këto janë mjete që do të ishin investuar në rrugë, shkolla, shëndetësi, infrastrukturë dhe projekte të tjera në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ai.

Ai ka vlerësuar së do të vazhdojë të kërkoj nga institucionet qendrore një zgjidhje të drejtë për komunën që e udhëheq.

“Ju e dini se gjatë mandatit tonë kemi investuar në çdo pjesë të komunës dhe ky mbetet angazhimi ynë. Prandaj, ju kërkoj mirëkuptim për vonesat në realizimin e disa projekteve, të cilat nuk janë pasojë e mungesës së vullnetit, por e rrethanave financiare me të cilat po përballemi. Si Kryetar i Komunës, do të vazhdoj të kërkoj nga nivelin qendror dhe institucionet përkatëse, një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për këtë çështje, në mënyrë që komunat të kenë mundësi t’i vazhdojnë investimet dhe t’u ofrojnë qytetarëve projektet dhe shërbimet që i meritojnë”, ka shkruara ai.

 

Related

Previous Post

Gjetja e trupit të Erkin Likës, Mbrojtja Civile: Në operacion morën pjesë 90 forca, përfshirë ekipet nga Kosova.

Next Post

KFOR zhvillon stërvitje për reagim ndaj rrëzimit të avionit në afërsi të Bondsteel-it

Next Post
KFOR zhvillon stërvitje për reagim ndaj rrëzimit të avionit në afërsi të Bondsteel-it

KFOR zhvillon stërvitje për reagim ndaj rrëzimit të avionit në afërsi të Bondsteel-it

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.