Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Gjetja e trupit të Erkin Likës, Mbrojtja Civile: Në operacion morën pjesë 90 forca, përfshirë ekipet nga Kosova.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/07/2026
in Category
0
Gjetja e trupit të Erkin Likës, Mbrojtja Civile: Në operacion morën pjesë 90 forca, përfshirë ekipet nga Kosova.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër dhe koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u zhvillua operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e 35-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat, pranë Urës së Vashës, në bashkinë Klos.

Në operacion u angazhuan rreth 90 forca dhe vullnetarë nga strukturat e mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor, përfshirë efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Policisë së Shtetit, RENEA-s, polumbarë, zjarrfikës, ekipe kërkim-shpëtimi dhe vullnetarë.

Mbështetje në këtë operacion dhanë edhe ekspertë dhe ekipe kërkim-shpëtimi nga Kosova, të cilët iu bashkuan përpjekjeve për lokalizimin e 35-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në lumin Mat gjatë një ngjitjeje me litar pranë Urës së Vashës.

Pas kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, ekipet e angazhuara arritën të gjejnë trupin e pajetë të 35-vjeçarit pranë Urës së Vashës.

Ngjarja kishte ndodhur pasditen e së shtunës, kur Lika ishte duke kryer ngjitje me litar në këtë zonë. Sipas dyshimeve paraprake, ai ka rënë në një gropë thithëse në lumin Mat dhe nuk ka arritur të dalë në sipërfaqe.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, duke falënderuar të gjitha strukturat, ekspertët dhe vullnetarët e angazhuar për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit.

Related

Previous Post

Elijona dhe Klodi ndezin rrjetin me momente romantike nga pushimet.

Next Post

Totaj: Prizreni po përballet me një goditje të rëndë financiare, na janë marrë mbi 40 milionë euro.

Next Post
Totaj: Prizreni po përballet me një goditje të rëndë financiare, na janë marrë mbi 40 milionë euro.

Totaj: Prizreni po përballet me një goditje të rëndë financiare, na janë marrë mbi 40 milionë euro.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.