Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Kadrijaj i prerë: AAK-ja nuk hyn në partneritet me LVV-në”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/07/2026
in Category
0
“Kadrijaj i prerë: AAK-ja nuk hyn në partneritet me LVV-në”.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është e interesuar të hyjë në partneritet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë.

Sipas saj, nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, reflekton ndaj gjashtë kërkesave të AAK-së, ndër të cilat është edhe pranimi i projektit të gazit amerikan, atëherë AAK-ja do ta shqyrtonte mundësinë që deputetët e saj të qëndrojnë në sallë gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit.

Në një përgjigje , Kadrijaj tha se Kurti po e zvarrit procesin e formimit të institucioneve të reja dhe nuk ka treguar gatishmëri për të adresuar kërkesat e AAK-së.

“Nuk kanë reflektuar ndaj kërkesave të AAK-së dhe nuk kemi çfarë të negociojmë, sepse nuk dëshirojmë të jemi partnerë me LVV-në në Qeveri. Nuk kemi ndonjë kërkesë tjetër. Nëse reflektojnë ndaj kërkesave të AAK-së, ne jemi zotuar se do të qëndrojmë në sallë për zgjedhjen e presidentit”, tha Kadrijaj.

AAK-ja ka bërë të ditur se mbështetja e saj për procesin e zgjedhjes së presidentit lidhet me përmbushjen e disa prioriteteve programore, të cilat sipas kësaj partie janë në interes të shtetit:

Orientimi Strategjik & Gazi Amerikan – Pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan si prioritet jetik shtetëror.

Pavarësia Energjetike – Fillimi i menjëhershëm i procedurave për ndërtimin e termocentralit të ri me thëngjill.

Lehtësime për Bizneset e Vogla – Ngritja e menjëhershme e pragut të TVSH-së nga 30 mijë euro në 100 mijë euro.

Mbështetje për Bujqësinë – Lirimi i plotë i tokës së punuar nga tatimi në pronë për të nxitur prodhimin vendor.

Buxhetimi i Infrastrukturës – Financimi i plotë buxhetor i projekteve rrugore e kapitale që kanë mbetur të pezulluara.

Fondi Emergjent për Kryeqytetin – Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard eurove investime kapitale për Prishtinën.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk i ka komentuar kërkesat e AAK-së, por ka deklaruar se nuk është mirë që kryetari i AAK-së Ardian Gjini nuk ka pranuar që të takohet më të.

 

Related

Previous Post

Hajnat thyejnë murin dhe grabisin rreth 20 mijë euro në një biznes në Klinë.

Next Post

“Pas denoncimit publik, QKUK nis largimin e shtretërve të dëmtuar nga Pediatria”.

Next Post
“Pas denoncimit publik, QKUK nis largimin e shtretërve të dëmtuar nga Pediatria”.

“Pas denoncimit publik, QKUK nis largimin e shtretërve të dëmtuar nga Pediatria”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.