Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Pas denoncimit publik, QKUK nis largimin e shtretërve të dëmtuar nga Pediatria”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/07/2026
in Category
0
“Pas denoncimit publik, QKUK nis largimin e shtretërve të dëmtuar nga Pediatria”.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm pasi pamjet e shtretërve të dëmtuar dhe kushtet në Klinikën e Pediatrisë shkaktuan reagime të shumta në opinionin publik, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka nisur largimin e inventarit të amortizuar.

 

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka nisur largimin e shtretërve të dëmtuar nga Klinika e Pediatrisë, një ditë pasi Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) njoftoi për masa pas denoncimit publik të kushteve në këtë klinikë.

Veprimet vijnë pas publikimit të dëshmisë së një nëne, e cila kishte denoncuar kushtet në objektin e vjetër të Pediatrisë, duke publikuar fotografi të shtretërve të dëmtuar dhe gjendjes në repart. Rasti nxiti reagime të shumta në opinion.

Një ditë më parë, ShSKUK kishte bërë të ditur se ka formuar një komision ad-hoc për shqyrtimin e rastit, ndërsa kishte paralajmëruar edhe masa administrative ndaj punonjësve shëndetësorë, duke e arsyetuar reagimin me mosrespektimin e procedurave të brendshme.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se ka formuar një komision ad-hoc për të zhvilluar hetim administrativ lidhur me rastin e raportuar në Klinikën e Pediatrisë, pas shqetësimeve të ngritura publikisht nga një familje për trajtimin e fëmijës së tyre.

“Drejtori i QKUK-së ka marrë vendim për formimin e një komisioni ad-hoc, i cili po zhvillon një hetim të plotë administrativ për të verifikuar të gjitha rrethanat e rastit. Hetimi do të përfshijë shqyrtimin e pretendimeve lidhur me trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, si dhe çdo lëshim eventual, nga ato menaxheriale deri te ato teknike”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

QKUK bën të ditur se gjatë verifikimeve fillestare janë konstatuar disa parregullsi, përfshirë edhe ato të pasqyruara në fotografitë e publikuara.

 

“Për të mundësuar zhvillimin e paanshëm të hetimit administrativ lidhur me pretendimet për trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, janë ndërmarrë masa të përkohshme administrative ndaj katër (4) infermierëve”, thuhet tutje në njoftim.

QKUK ka bërë të ditur se, pas përfundimit të hetimit administrativ, do ta njoftojë publikun për gjetjet e komisionit dhe masat që do të ndërmerren, me synim ruajtjen dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike shëndetësore.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka paralajmëruar se fëmijët në Kosovë vazhdojnë të përballen me pengesa serioze në marrjen e shërbimeve shëndetësore cilësore, pavarësisht se ligji u garanton kujdes falas.

Sipas KOMF-it, përgjegjësia për zbatimin e kësaj të drejte i takon Ministrisë së Shëndetësisë, por gjendja në institucionet publike tregon mangësi të vazhdueshme. Një hulumtim i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në spitalet e përgjithshme të Prizrenit dhe Gjilanit ka gjetur se repartet e pediatrisë renditen ndër më të dobëtat për nga kënaqshmëria e pacientëve.

Vërejtjet lidhen me sjelljen ndaj pacientëve, cilësinë e kujdesit mjekësor, infermieror dhe diagnostik, higjienën, infrastrukturën, furnizimin me barna dhe ushqimin. “Pacientët e Repartit të Pediatrisë u renditen ndër repartet me nivelin më të ulët të kënaqshmërisë krahasuar me pacientët e reparteve të tjera.”

KOMF vlerëson se mungesa e stafit dhe mbingarkesa në Klinikën e Pediatrisë në QKUK ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e trajtimit. Megjithëse Spitali i ri Kirurgjik Pediatrik ka përmirësuar kujdesin terciar, shumë shërbime vazhdojnë të ofrohen në objektin e vjetër, i cili nuk i përmbush standardet e nevojshme infrastrukturore.

KOMF shton se kapacitetet e kufizuara dhe numri i pamjaftueshëm i profesionistëve nuk përputhen me fluksin e pacientëve fëmijë. Kjo situatë rrit ngarkesën e klinikave dhe rrezikon sigurinë, dinjitetin dhe vazhdimësinë e kujdesit për secilin fëmijë që kërkon trajtim.

 

Related

Previous Post

“Kadrijaj i prerë: AAK-ja nuk hyn në partneritet me LVV-në”.

Next Post

“Delegati shpërthen ndaj Abdixhikut: Pas tri humbjeve, shkove te Albini për koalicion – këtë s’ta fali”.

Next Post
“Delegati shpërthen ndaj Abdixhikut: Pas tri humbjeve, shkove te Albini për koalicion – këtë s’ta fali”.

“Delegati shpërthen ndaj Abdixhikut: Pas tri humbjeve, shkove te Albini për koalicion – këtë s’ta fali”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.