Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Majko me deklaratë tronditëse: Po të realizohej plani i Millosheviçit, ish-krerët e UÇK-së do të ishin të vdekur”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/07/2026
in Category
0
“Majko me deklaratë tronditëse: Po të realizohej plani i Millosheviçit, ish-krerët e UÇK-së do të ishin të vdekur”.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar ndaj deklaratës së Ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila ka thënë se po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998 do ta spastronte etnikisht Kosovën.

Ai ka thënë se kjo deklaratë është një “peshë” mbi qeverinë serbe e cila kërkon integrim në BE.

Në profilin e tij në Facebook, Majko ka shkruar se kjo tregon qëllimin e Serbisë ndaj Kosovës.

“Ministrja serbe Snezhana Paunoviç, ka deklaruar se “po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviçit më 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën”. Janë kujtimet ato që na përcaktojnë! Ndaj askush nuk ka pse të ndihet shumë i “çuditur” nga deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç! Kjo deklaratë publike (e një ministreje), është ndërkaq, një “peshë” mbi qeverinë serbe e cila kërkon integrimin europian! Kujtimi i një lufte të humbur e bën paqen frustruese! Ministrja serbe ka shprehur me “sinqeritet” atë vullnet kolektiv i cili, për fat të keq, ekziston ende brenda strukturave të politikës dhe shtetit serb! Sinqeriteti publik i ministres Snezhana Paunoviç nuk është vetëm “guxim”, por edhe vazhdimësi e një politike të një njeriu si Sllobodan Millosheviç, të burgosur në Hagë për krime lufte!”, ka shkruara ai, duke përmendur procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“… Sot, në Hagë po gjykohen edhe komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Nëse Sllobodan Millosheviçi do ta realizonte atë që dëshiron publikisht, ministrja serbe Snezhana Paunoviç, të akuzuarit nuk kishin pse gjykoheshin, sot në Hagë! Ata, sot, nuk do të ishin të gjallë!… Vetëdija e “fajësisë” për një krim të “papërfunduar” në kohë paqe, është po aq i rëndë sa një krim i kryer në kohë lufte!”, ka shkruar ai.

Related

Previous Post

“Aktakuzë për drogë dhe ryshfet, zyrtari korrektues i Dubravës përfshihet në rast”.

Next Post

“Haradinaj i përgjigjet ministres serbe: Kosova kurrë nuk ka qenë ‘zemra e Serbisë’”.

Next Post
“Haradinaj i përgjigjet ministres serbe: Kosova kurrë nuk ka qenë ‘zemra e Serbisë’”.

“Haradinaj i përgjigjet ministres serbe: Kosova kurrë nuk ka qenë ‘zemra e Serbisë’”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.