Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Aktakuzë për drogë dhe ryshfet, zyrtari korrektues i Dubravës përfshihet në rast”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/07/2026
in Category
0
“Aktakuzë për drogë dhe ryshfet, zyrtari korrektues i Dubravës përfshihet në rast”.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, nën dyshimin se janë përfshirë në tentimin për futjen e substancave narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ndërsa njëri prej tyre ishte zyrtar korrektues.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është ngritur ndaj S.D., A.D. dhe B.T. për vepra penale që lidhen me narkotikët dhe korrupsionin.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri S.D., në cilësinë e zyrtarit korrektues në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dyshohet se ka poseduar me qëllim të shpërndarjes substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë neto prej 85.61 gramë, të cilën kishte tentuar ta fuste brenda institucionit korrektues për një të burgosur”, thuhet në njoftim.

Prokuroria bën të ditur se droga ishte fshehur në trupin e zyrtarit korrektues dhe u zbulua gjatë një kontrolli të realizuar pas pranimit të informatave operative.

Sipas aktakuzës, A.D., i cili në kohën e ngjarjes ishte duke vuajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë, “dyshohet se ka shtyrë të pandehurit e tjerë për kryerjen e veprës penale, duke organizuar dhe koordinuar futjen e substancës narkotike brenda institucionit korrektues në këmbim të një shpërblimi në të holla”.

Ndërkaq, për B.T., Prokuroria thotë se “ka siguruar dhe dorëzuar substancën narkotike me qëllim që ajo të futej në Qendrën Korrektuese në Dubravë, si dhe i ka ofruar shumën prej 1 mijë eurosh zyrtarit korrektues për ta nxitur atë të vepronte në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare”.

S.D. dhe B.T. akuzohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa A.D. për shtytje në kryerjen e kësaj vepre penale. B.T. akuzohet edhe për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

“Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës kompetente që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Prokuroria ka propozuar që ndaj S.D. të shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Related

Previous Post

“Dyshime për spiunazh, Fatmir Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj”.

Next Post

“Majko me deklaratë tronditëse: Po të realizohej plani i Millosheviçit, ish-krerët e UÇK-së do të ishin të vdekur”.

Next Post
“Majko me deklaratë tronditëse: Po të realizohej plani i Millosheviçit, ish-krerët e UÇK-së do të ishin të vdekur”.

“Majko me deklaratë tronditëse: Po të realizohej plani i Millosheviçit, ish-krerët e UÇK-së do të ishin të vdekur”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.