Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Turizmi shqiptar ngadalëson ritmin në qershor, Rama dhe Gonxhja fajësojnë perceptimin e pasigurisë

Rritja e turistëve të huaj bie në vetëm 1.2%, ndërsa qeveria paralajmëron ndikimin e protestave dhe anulimeve të rezervimeve

Qendra Info by Qendra Info
17/07/2026
in Lajme
0
Rama paralajmëron rritje pagash dhe pensionesh: Do kompensohet inflacioni për mësuesit dhe mjekët
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Turizmi shqiptar ka shënuar shenjat e para të një ngadalësimi gjatë muajit qershor, duke regjistruar një rritje minimale prej vetëm 1.2% të hyrjeve të turistëve të huaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Krahasuar me muajt e mëparshëm, kur rritja mesatare ishte mbi 8%, ritmi i zhvillimit të sektorit ka pësuar një frenim të ndjeshëm. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, e kanë lidhur këtë situatë me ndikimin e protestave dhe perceptimin negativ të krijuar jashtë vendit.

“Pas pesë vitesh kemi parë një grafik në ngecje, jo në rënie. Në muajin qershor kemi vetëm 1% rritje dhe shumë anulime rezervimesh”, deklaroi Rama.

Sipas ministrit Gonxhja, ndikimi ka qenë veçanërisht i dukshëm në krahasim me muajin maj, i cili kishte shënuar rezultate shumë më të larta.

“Për pesëmujorin e parë të vitit kemi qenë në një nivel rritjeje prej rreth 8.2%. Vetëm në maj kemi pasur gati 16% rritje krahasuar me majin e vitit 2025, ndërsa qershori na dha vetëm 1.2%. Kjo është mbi 12 herë më pak se rritja e muajit paraprak”, tha Gonxhja.

Sipas tij, turizmi është një sektor shumë i ndjeshëm ndaj perceptimit ndërkombëtar, pasi vendimet e turistëve shpesh ndikohen nga informacionet dhe imazhi që krijohet për një destinacion.

“Ekonomia e turizmit është shumë delikate, sepse lidhet drejtpërdrejt me perceptimin që njerëzit krijojnë nga larg për vendin ku dëshirojnë të udhëtojnë”, u shpreh ministri.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë muajit maj Shqipëria priti rreth 1 milion e 143 mijë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje prej 16% krahasuar me majin e vitit 2025.

Ndërsa në qershor, numri i hyrjeve arriti në rreth 1 milion e 346 mijë vizitorë, vetëm 17 mijë më shumë se një vit më parë.

Megjithatë, në nivel gjashtëmujor, sektori vijon të ketë bilanc pozitiv. Nga janari deri në qershor Shqipërinë e kanë vizituar rreth 5 milionë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje prej 6.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Qeveria shqiptare vlerëson se ruajtja e imazhit të vendit dhe stabilitetit social mbetet një faktor kyç për vijimin e rritjes së turizmit gjatë sezonit veror.

Related

Previous Post

Kolona deri në 500 metra në Jarinje dhe 100 metra në Dheu i Bardhë – gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.