Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar në Kosovë.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 09:19, pritjet më të gjata regjistrohen në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë, ku qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të presin rreth 40 minuta, ndërsa kolona e automjeteve në hyrje arrin 60-70 metra.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi vazhdon pa vonesa të theksuara.
Gjendja në pikat kufitare
- Dheu i Bardhë – Hyrje: 40 minuta, kolonë 60-70 metra.
- Vërmicë – Hyrje: 10-15 minuta.
- Bërnjak – Hyrje: 5-10 minuta.
- Jarinjë – Hyrje: 5-10 minuta.
- Merdarë – Hyrje: 5-10 minuta.
- Hani i Elezit – Hyrje: 5 minuta.
- Kullë – Hyrje: 4-5 minuta.
- Glloboqicë, Muçibabë, Mutivodë dhe Stançiq – Hyrje: 3-5 minuta.
- Qafë e Morinës dhe Qafë e Prushit – Hyrje: 1-2 minuta.
Në dalje nga Kosova, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë 3-5 minuta ose më pak, ndërsa nuk raportohen kolona të automjeteve.
Edhe për automjetet e transportit të mallrave, situata paraqitet e qetë, me pritje minimale dhe pa kolona në të gjitha pikat kufitare.

