Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.
Gjatë takimit, drejtori i AKI-së e uroi Gashin për marrjen e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të tij.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa të dy drejtuesit konfirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional, në përputhje me kompetencat ligjore të secilit institucion.
Ata theksuan se forcimi i koordinimit ndërmjet Prokurorisë së Shtetit dhe AKI-së do të jetë në funksion të avancimit të sundimit të ligjit dhe përmbushjes së përgjegjësive ligjore të institucioneve që drejtojnë.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës. Albulena Haxhiu, e ka dekretuar para disa ditësh Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të Shtetit.
Haxhiu e dekretoi Gashin në detyrën e udhëheqësit më të lartë të sistemit prokurorial në vend, pas propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Emërimi i Gashit si Kryeprokuror i Shtetit vjen pasi Kosova ka qenë pa kryeprokuror për gati katër vjet.

