Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kryeprokurori i ri takohet me shefin e Inteligjencës, dakordohen për “thellim bashkëpunimi”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
23/07/2026
in Category
0
Kryeprokurori i ri takohet me shefin e Inteligjencës, dakordohen për “thellim bashkëpunimi”.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Gjatë takimit, drejtori i AKI-së e uroi Gashin për marrjen e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të tij.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa të dy drejtuesit konfirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional, në përputhje me kompetencat ligjore të secilit institucion.

Ata theksuan se forcimi i koordinimit ndërmjet Prokurorisë së Shtetit dhe AKI-së do të jetë në funksion të avancimit të sundimit të ligjit dhe përmbushjes së përgjegjësive ligjore të institucioneve që drejtojnë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës. Albulena Haxhiu, e ka dekretuar para disa ditësh Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të Shtetit.

Haxhiu e dekretoi Gashin në detyrën e udhëheqësit më të lartë të sistemit prokurorial në vend, pas propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Emërimi i Gashit si Kryeprokuror i Shtetit vjen pasi Kosova ka qenë pa kryeprokuror për gati katër vjet.

 

Related

Previous Post

Pesë të vdekur brenda 4 ditëve, mbi 120 aksidente me të lënduar.

Next Post

Gucati pas dënimit të kërcënuesit të tij: Le të mbledhin mend nga ky rast, 17 të tjerë i kam paditur.

Next Post
Gucati pas dënimit të kërcënuesit të tij: Le të mbledhin mend nga ky rast, 17 të tjerë i kam paditur.

Gucati pas dënimit të kërcënuesit të tij: Le të mbledhin mend nga ky rast, 17 të tjerë i kam paditur.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.