Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim për shtetasin e Serbisë, dyshohet për import dhe shitje të paautorizuar të armëve

Qendra Info by Qendra Info
23/07/2026
in Lajme
0
Ekstradohet nga Italia i dënuari për “Vrasje në tentativë”, dënim 20 muaj burg
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një shtetasi të Republikës së Serbisë, i dyshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materiale plasëse”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari me inicialet Z.M. është arrestuar në flagrancë më 22 korrik 2026, pas zhvillimit të hetimeve intensive dhe grumbullimit të provave materiale, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Prokuroria bën të ditur se, bazuar në hetimet e deritanishme, armët e zjarrit dyshohet se janë importuar nga Republika e Serbisë dhe më pas janë modifikuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi në Kosovë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit fillimisht është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa më 23 korrik 2026 Prokuroria ka paraqitur në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë personave që dyshohen për shkelje të ligjit.

Related

Previous Post

Fluks i shtuar në disa pika kufitare, pritjet më të gjata në Muçibabë dhe Dheu i Bardhë

Next Post

Trump: Po shqyrtojmë një sulm ushtarak “masiv” ndaj Iranit

Next Post
Trump: Rezervat e armëve të SHBA-së janë të pamjaftueshme sepse Biden i dha gjithçka Ukrainës

Trump: Po shqyrtojmë një sulm ushtarak “masiv” ndaj Iranit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.