Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: Uniforma e Policisë së Kosovës është e shenjtë, lavdi të gjithë policëve të rënë në detyrë

Qendra Info by Qendra Info
26/07/2026
in Lajme
0
Kurti: Uniforma e Policisë së Kosovës është e shenjtë, lavdi të gjithë policëve të rënë në detyrë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 25 zyrtarët policorë të rënë në detyrë, në Ditën Memoriale të Policëve të Rënë, duke theksuar se ata mbeten shembull i përkushtimit ndaj shtetit dhe frymëzim për brezat e rinj që synojnë t’i bashkohen Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi, Kurti tha se kjo ditë i kushtohet rendit, paqes, sigurisë, sovranitetit, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës.

Ai bëri të ditur se, në përvjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Enver Zymeri, zhvilloi vizitë te familja e tij në Vushtrri, ndërsa më pas vendosi lule dhe bëri homazhe te lapidari në Varagë të Zubin Potokut, në vendin ku Zymeri ra gjatë një aksioni policor.

Po ashtu, Kurti njoftoi se ka bërë homazhe edhe te varri i Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe ka vizituar familjen e tij.

Sipas tij, rënia e Afrim Bunjakut gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit dhe rezistenca e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës penguan një plan që, sipas Kurtit, synonte aneksimin e veriut të vendit.

Në mesazhin e tij, kryeministri në detyrë theksoi se uniforma e Policisë së Kosovës përfaqëson përgjegjësi dhe përkushtim ndaj shtetit.

“Uniforma e Policisë së Kosovës është e shenjtë dhe mund të vishet vetëm nga ata e ato që, përveçse kanë dinjitet, dije e përgatitje, e duan Republikën dhe i shërbejnë asaj pa kushte”, u shpreh Kurti.

Ai e mbylli mesazhin duke nderuar të gjithë zyrtarët policorë që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

“Lavdi të gjithë policëve të rënë në detyrë”, përfundoi Kurti.

Related

Previous Post

Rozmarina, bima aromatike me përdorime tradicionale për kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve

Next Post

Fluks i shtuar në pikat kufitare të Kosovës, pritjet arrijnë deri në 60 minuta

Next Post
Fluksi në pikat kufitare të Kosovës: Pritjet më të gjata në Dheun e Bardhë

Fluks i shtuar në pikat kufitare të Kosovës, pritjet arrijnë deri në 60 minuta

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.