Disa qytetarë të Prishtinës kanë bllokuar punimet e Komunës në rrugën pranë “Xhamisë së Llapit”, duke vendosur makineri të rënda në mes të rrugës.
Ata kanë deklaruar për KosovaPress, pa u paraqitur para kamerës, se arsyeja e këtij veprimi lidhet me pakënaqësitë e tyre ndaj punimeve dhe mënyrës së realizimit të projektit.
Sipas tyre, vendimi për bllokimin e punimeve erdhi pas shqetësimeve që kanë ngritur për ndërhyrjet në këtë zonë, ndërsa kërkojnë që kërkesat e tyre të merren parasysh nga institucionet.
Ndërkohë, pritet që Komuna e Prishtinës të japë sqarime lidhur me situatën dhe vazhdimin e punimeve në këtë rrugë.

