Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Përplasjet brenda LDK-së para Kuvendit të Jashtëzakonshëm, Havolli dhe Gecaj shkëmbejnë kritika publike.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
28/07/2026
in Category
0
Përplasjet brenda LDK-së para Kuvendit të Jashtëzakonshëm, Havolli dhe Gecaj shkëmbejnë kritika publike.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Thirrja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka nxitur përplasje publike mes disa zyrtarëve të kësaj partie, pak ditë para mbajtjes së mbledhjes ku pritet të diskutohet për zhvillimet e brendshme politike në subjekt.

LDK-ja ka njoftuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, pasi Sekretariati i Përgjithshëm ka përfunduar verifikimin e kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit.

Sipas partisë, është konstatuar se janë përmbushur kriteret statutare, përkatësisht është siguruar mbështetja e së paku një të tretës së delegatëve, që kërkohet për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm.

“Pas përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit, Kryetari i LDK-së, në ushtrim të kompetencave dhe detyrimeve të përcaktuara me Statutin e partisë, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, kishte njoftuar LDK-ja.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm është caktuar të mbahet të enjten, më 30 korrik 2026, duke filluar nga ora 18:00.

Në prag të këtij takimi, zyrtari i LDK-së, Sokol Havolli, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se kjo ditë duhet t’i takojë vendimmarrjes së brendshme të partisë.

“Te enjten është dita ku LDK vendosë për LDK. E jo LDK të vendoset nën kontroll të satelitëve të PDK”, ka shkruar Havolli.

Ky reagim ka nxitur reagimin e Bajram Gecajt, po ashtu zyrtar i LDK-së, i cili i ka drejtuar një pyetje publike Havollit lidhur me deklaratën e tij.

“Pyetje publike për Sokol Havollin: A ta merr mendja se unë jam satelit i PDK?”, ka shkruar Gecaj.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së pritet të zhvillohet në përputhje me procedurat statutare të partisë. Nga LDK-ja kanë deklaruar se procesi do të udhëhiqet me transparencë dhe respektim të vullnetit të delegatëve.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që i gjithë ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me Statutin e partisë, me parimet demokratike, transparencën institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve të Kuvendit”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Vendi i mbajtjes së Kuvendit dhe detajet tjera organizative, sipas partisë, do t’u bëhen të ditura delegatëve në përputhje me procedurat e përcaktuara.

Mediumi “Demokracia” mirëmbahet nga kompania “Demokracia LLC”. Materialet dhe informacionet nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e menaxhmentit të kompanisë. Për ta shfrytëzuar materialin, kërkohet që t’i referoheni qartë portalit

Related

Previous Post

Albin Kurti nuk u distancua kurrë nga gjuha e linçimeve dhe urrejtjes që përhapin “Lulegjelet” e Vetëvendosjes.

Next Post

Rrëzohet një kran në një punishte në Lagjen e Spitalit, raportohet për të lënduar.

Next Post
Rrëzohet një kran në një punishte në Lagjen e Spitalit, raportohet për të lënduar.

Rrëzohet një kran në një punishte në Lagjen e Spitalit, raportohet për të lënduar.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.